5.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Manastirliu në urgjencën e QSUT-së: Rritja e fluksit, shtohen 100 mjekë të specializuar këtë muaj

Rritja e fluksit të jashtëzakonshëm të të sëmurëve në urgjencën polivalente të QSUT ka çuar në dyert e saj ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun, e cila tha se qytetarëve u është dhënë në kohë shërbimi pavarësisht rritjes së sëmundshmërisë.

Në këto ditë të nxehta kur po përballeni më një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për shërbim emergjent shëndetësor, mjekët kanë bërë më të mirën për ta përballuar siç duhet këtë situatë. Barnat dhe materialet mjekësore por edhe e gjithë infrastruktura për diagnozën e pacientëve, duke nisur nga paneli i analizave dhe ekzaminimet imazherike i janë ofruar në kohë qytetarëve që kanë marrë shërbim në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Është një ekip fantastik prej më shumë se 23 mjekësh dhe 80 infermierësh që shërbejnë në këtë urgjencë, që padyshim ka një fluks jo të vogël”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme shtimin me më shumë se 100 mjekë të stafeve të spitaleve.

Lajmi i mirë është se janë më shumë se 100 mjekë që kanë përfunduar këtë vit ciklin e specializimeve, që do të atashohen pranë spitaleve tona të rretheve. Por janë edhe ata të cilët përfundojnë ciklin e specializimit, që tashmë janë të atashuar dhe po atashohen në spitalet e Tiranës, por edhe që kanë preferuar të qëndrojnë në spitalet ku ata kanë shërbyer në këtë 3-vjeçar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu kujtoi se rritja e pagave nis nga ky muaj, pra pagat me rritjen 6% do të fillojnë si efekt me rrogën e parë që vjen në gusht.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x