E mbani mend Peter Parker që u pickua nga një merimangë dhe fitoi superfuqi të cilat i përdori për të shpëtuar botën? Epo harrojeni, sepse këtë vit njeriu merimangë është Princi Harry.
Duka i Susexx është veshur si superheroi i preferuar i fëmijëve, për t’i surprizuar këta të fundit përmes një videoje. Në video mesazhin e realizuar enkas për fëmijët e “Scotty’s Little Soldiers”, shumë prej të cilëve kanë humbur prindërit.
“Krishtlindjet janë periudha kur ne na mungojmë shumë, po shumë fare të dashurit tonë. Dhe kjo është në rregull. Por, në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që ne të ndihemi fajtorë që po argëtohemi pa prindërit tanë. Ndaj unë jam këtu për t’ju siguruar se prindërit tuaj duan që ju të bëni qejf, në rregull?” kanë qenë fjalët e princ Harry, që të tilla surpriza nuk i ka për herë të parë.
Në vitin 2019, po për të njëjtën arsye, Harry u maskua si Santa Claus duke surprizuar sërish fëmijët. Videoja e Dukës së Susexx tashmë është bërë virale në mbarë botën.
https://pagesix.com/2022/12/03/prince-harry-dresses-as-spider-man-for-bereaved-military-kids/