Kur bëhet fjalë për përgatitjen për një natë jashtë, Eva Longoria dhe Victoria Beckham janë njësoj si ne të tjerët. Dy femrat, të cilat i lidh një miqësi shumëvjeçare, kanë postuar në Instagram fotot e tyre në të cilat i shohim, pak para se të vishen dhe të bëhen gati për një dalje në darkë, duke pirë alkool dhe duke u argëtuar.
Të dyja shoqëruan fotot me “Shtëpiake të dëshpëruara” – një referencë e qartë për serialin hit që i dha emër Eva Longorias. Në fotot e para aktoren e shohim të veshur me një palë pantofla të bardha me inicialet e Victoria Beckham-it të shkruara dhe me karfica flokësh, ashtu si mikesha e saj.