Fituese e çmimit Emmy, me “Cheers” në vitin 1991 në rol komik dhe me “David’s Mother” në rol dramatik si e ëma e një djali autik, Alley kishte një kapacitet të lindur për të qenë e bindshme në aktrimin e situatave të ndryshme, të konfirmuar edhe nga filma si Start Trek dhe Madhouse.
Në fakt, jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe ndikoi negativisht në karrierë. Divorci nga bashkëshorti dhe aksidenti tragjik i së ëmës e shtynë aktoren në rrugën e drogës fillimisht dhe i konsumimit patologjik të ushqimit që e çoi atë në obezitet të theksuar, problem mbi të cilin ajo pati kurajën të fliste hapur duke qenë protagoniste e serisë Fat Actress.
Vitet e fundit ishte dobësuar duke marrë pjesë edhe në versionin amerikan të “Dancing with the Stars”, por sëmundja e papritur e ndërpreu rrugëtimin e saj drejt rehabilitimit.