Aktori dhe regjisori George Clooney, këngëtarja e country Amy Grant, këngëtarja Gladys Knight, kompozitorja Tanya Leon dhe grupi rock U2 u nderuan të dielën, 4 dhjetor, nga Kennedy Center për kontributin e tyre në art, pas një pritjeje të mbajtur në Shtëpia e Bardhë.
Pranë George Clooney për të ndarë këtë gëzim ishte edhe shoqja e tij më e mirë Julia Roberts, e cila kishte veshur një fustan të zi me fotot e aktorit të printuara në të. Aktori dhe regjisori fitues i çmimeve nuk i fshehu sjelljet e mira dhe dashurinë për gruan e tij Amal Alamuddin, duke i mbajtur fustanin teksa ajo fotografohej.
Veprimtaria e Qendrës Kennedy, në vitin e saj të 45-të këtë vit, nderon artistë nga fusha e muzikës, teatrit dhe filmit, të cilët kanë marrë çmimin e rëndësishëm për kontributin e tyre të përgjithshëm në kulturën amerikane.
Në aktivitetin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i SHBA-së, u fol për cilësitë e artistëve, duke nxjerrë në pah talentin e tyre dhe duke thënë se ata mishërojnë shpirtin e vendit.
“Sonte ne nderojmë një grup vërtet të veçantë … artistësh që mishërojnë vetë shpirtin e vendit, ” tha Joe Biden.

