Ukraina sulmoi bazë ushtarake të Rusisë dhe i asgjësoi dy aeroplanë bombardues strategjikë Tu-95. Por ka reaguar menjëherë Rusia.
Kremlini planifikoi të lëshojë në qiell 14 bombardues bërthamorë, gjithashtu Tu-95 nga aeroporti ushtarak që u sulmua.
Nuk dihet ende nëse avionët në fjalë janë ngritur në fluturim në një mision hakmarrës ndaj Ukrainës për sulmin e mëngjesit të sotëm apo po largohen prej bazës Engels me qëllim mbrojtjen nga ndonjë sulm tjetër me dron.
“Pas raportimeve në kanalet ushtarake ruse se dronët e Ukrainës shkatërruan dy bombardues strategjikë Tu-95 dhe ekuipazhin thellë në pjesën e pasme të Rusisë, në Engels, tani Ukraina raporton se 14 Tu-95 të tjerë janë ngritur nga ai aeroport ushtarak. Mund të jetë një sulm hakmarrës, ose thjesht mbajtja e tyre e sigurt”, shkruan në Tweeter, gazetari Krsito Grozev.
Tensionet mes vendeve janë shtuar ndaj, ngjarja është në zhvillim.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026