23.5 C
Tirana
07 / 06 / 2025

Will Smith-Jada Pinkett Smith për herë të parë publikisht në tapetin e kuq pas shuplakës në Oscar

Will Smith po përpiqet të kapërcejë stigmën e lënë nga nata e Oskarit, kur ai goditi Chris Rock me shuplakë.

Shkak ishte shakaja e Rock-ut për alopecinë e gruas së Smith, Jada Pinkett. Që nga ajo kohë, karriera e aktorit ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha, pasi shumica e projekteve që ai po përgatiste “ngrinë”. Sidomos pas përjashtimit të tij 10-vjeçar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, pas një vendimi të Akademisë, Smith ‘shijoi’ hidhërimin duke u mënjanuar nga jeta publike.

Megjithatë, Apple dhe regjisori Antoine Fuqua zgjodhën të publikonin ” Emancipation ” me Smith, duke treguar mbështetjen e tyre për përshtatjen e yllit të Hollivudit në ekranin e madh.

Premiera e filmit u bë shkak për rikthimin e familjes Smith në tapetin e kuq. 54-vjeçari dhe gruaja e tij morën pjesë me tre fëmijët e tyre, Jaden, Willow dhe Trey Smith në këtë event.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x