8.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Historia e deputetit gjerman, la gruan dhe tre fëmijët për ish-aktoren e filmave porno

Ylli gjerman i filmave porno Anina Ukatis shprehu publikisht ambiciet e saj politike duke njoftuar se do të jetë kandidate me partinë “Demokratët e Lirë” (FDP) në zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Elmshorn, që ndodhet në shtetin e Schlesëig-Holstein.

Sot, 43-vjeçarja anëtare e FDP-së, drejton kompaninë e saj “Holsteiner Grund & Boden” dhe shijon romancën me deputetin e “Demokratëve të Lirë, Hagen Reinholt.

“Që nga viti 2017 ka pasur një shkëndijë mes nesh”, pranon deputeti gjerman për gazetën “Bild”, duke shtuar: “Ne jemi takuar dhe e kemi dashur njëri-tjetrin në parti”.

Deputeti i “Demokratëve të Lirë” u divorcua nga partnerja me të cilën jetoi 16 vite, njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të tij, për të qenë në krah të Ukatis.

Ish-partnerja e tij 51-vjeçare, Caroline Preisler, është me profesion juriste dhe anëtare e partisë FDP në Barth, që ndodhet në shtetin Mecklenburg-Pomerania. Ajo nuk heziton të pranojë se vuan nga ndarja e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x