Wojciech Szczesny është padyshim një nga protagonistët absolut të Kupës së Botës në Katar. Portieri i Juventusit spikati në ndeshjen kundër Argjentinës, duke ndalur penalltinë e tij të dytë në kampionatin botëror.
Portieri ndali yllin e futbollit, Lionel Messin, i cili po gjuante nga pika e bardhë, në një moment që ndeshja Poloni-Argjentinë ishte ende 0-0.
Përtej humbjes 0-2 ndaj Argjentinës, Polonia kaloi në 1/8 e Botërorit, falë golavarazhit krahasuar me Meksikën.
Pas ndeshjes, vetë Szczesny, para se të festonte për kualifikimin në fazën e të 16-ave të Kupës së Botës, tregoi një ngjarje interesante.
Duke folur për “TV 2 Sport”, portieri i Juventusit zbuloi se çfarë ndodhi para penalltisë.
“Ne folëm para penalltisë dhe i thashë se vë bast 100 euro që nuk do ta japin”-tha ai.
Një shaka e cila megjithatë fsheh edhe një qëllim tjetër, duke qenë se me këto fjalë portieri tentoi të destabilizonte kapitenin e Argjentinës që tashmë ishte gati të ekzekutonte penalltinë.
Më pas portieri Szczesny bëri shaka për këtë: “Kështu që humba një bast kundër Messit. Nuk e di nëse bastet lejohen në Kupën e Botës, ndoshta ata do të më penalizojnë. Megjithatë, unë nuk do ta paguaj, ai ka mjaft para”.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025