Kombëtarja angleze mori vendimin që partneret dhe të afërmit e futbollistëve, të përqendruar në Katar për të ndjekur Botërorin, të qëndrojnë në një “pallat lundrues” mes detit me qëllim shmangien e infeksioneve të COVID-19, si dhe për të shmangur problemet me konsumimin e alkoolit.
Vendbanimi emergjent i femrave, të dashurave dhe të afërmve të “Tre Luanëve” gjatë turneut të tyre në Katar është “MSC World Europa”, një anije lundrimi e ankoruar në brigjet e Dohas me një kapacitet prej 7000 pasagjerësh.
Kjo anije luksoze karakterizohet edhe nga lista e përfitimeve që ka brenda bare e restorante, më shumë se një duzinë xhakuzi me pamje nga deti, dyqane veshjesh apo sallone bukurie. Pas fitores inauguruese të Southgate kundër Iranit, partneret e futbollistëve anglezë shfrytëzuan qëndrimin e tyre në anijen ekskluzive të lundrimit për t’i bërë haraç njëra-tjetrës me shishe alkooli të markës më të mirë.
