17.5 C
Tirana
22 / 06 / 2025

Shuhet ylli amerikan, Irene Cara/ Fitoi famë kur interpretoi rolin e Coco Hernandez dhe këndoi…

Irene Cara, aktorja dhe këngëtarja fituese e çmimeve Oskar dhe Grammy, e njohur për filmat kult të viteve 1980 “Flashdance” dhe “Fame”, ka vdekur në moshën 63 vjeç. Ylli amerikan ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Florida dhe shkaku i vdekjes aktualisht nuk dihet.

“Ajo ishte një shpirt i bukur i talentuar, trashëgimia e së cilës do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës dhe filmave të saj”, thuhet në deklaratën e publicistes së Irene, Judith Moose.

E lindur në vitin 1959 në Bronx të New York Cityt, Cara ishte më e vogla nga pesë fëmijët dhe filloi karrierën e saj në televizion në gjuhën spanjolle. Babai i saj ishte portorikan dhe nëna e saj, kubano-amerikane. Pasi ishte marrë me muzikë qëkur ishte fëmijë, si në spanjisht ashtu edhe në anglisht, ajo mori pjesë në një numër shfaqjesh muzikore në Broadëay.

Por ishte viti 1980 kur Cara fitoi famë duke marrë rolin e Coco Hernandez dhe këndoi kolonën zanore të filmit “Fame”. Performanca e saj i dha asaj një nominim për çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Golden Globe Aëards të vitit 1981.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x