Vijon dita e tretë e raundit të dytë të Botërorit dhe luhen katër sfida për llogari të Grupit E dhe F, ku emocionet nuk do të mungojnë.
Siparin do ta çeli Japoni – Kosta Rika me aziatikët që në ndeshjen e tyre të parë përmbysën Gjermaninë dhe i japin të drejtë vetes të bëjnë llogari për të kaluar më tej.
Më pas do të pasojnë dy ndeshjet e Grupit F, përkatësisht: Belgjikë – Marok dhe Kroaci Kanada.
Në mbrëmje të gjithë sytë do të jenë në “Al Bayt Stadium” pasi luhet “klasikja” e futbollit: Spanjë – Gjermani. Ekipet vijnë në kushte të ndryshme pas ndeshjes së parë me spanjollët të cilët “asfaltuan” Kosta Rikën ndërsa gjermanët u mundën nga Japonia. Synimi i “panzerave” është patjetër fitorja pasi do të ishte Botërori i dytë që do të skualifikoheshin në fazën e grupeve ndërsa Spanja kërkon të mbyllë llogaritë e kualifikimit pa shkuar në ndeshjen e tretë.
NDESHJET E DITËS SË SOTME:

- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026