Raundi i dytë i Botërorit ka dhuruar emocione edhe ditën e sotme me rezultate të cilat kanë lënë llogari të hapura për ndeshjet e fundit.
Tunizi – Australi
Skuadra e Australisë ka marrë një fitore të madhe 1-0 kundër Tunizisë duke i vënë në kushte kualifikimi pasi ndodhen në vendin e dytë me 3 pikë dhe do kërkojnë kalimin në fazën e rradhës në një ndeshje direkte me Danimarkën.


Poloni – Arabia Saudite
Polonia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Arabisë Saudite 2 – 0, një ndeshje ku fitoi fitoi cinizmi dhe pragmatizmi i polakëve. Golin e parë e shënoi Piotr Zielinski në minutën e 39′ dhe në minutën e 82′ Lewandowski pas një gabimi në mbrojtjen arabe arrin të “vjedhë” topin dhe më në fund të shënojë për herë të parë në Kupën e Botës. Rol shumë të rëndësishëm pati dhe portieri i Polonisë Szczęsny pasi priti një 11-metërsh në minutën e 46′. Në këto kushte Grupi C bëhet i paparashikueshëm deri në ndeshjet e fundit.



Francë – Danimarkë
Franca fiton një ndeshje të luftuar ndaj një Danimarke të vendosur shumë mirë në fushë. Ka qenë përsëri Kylian Mbappe i cili me një dy golësh ka zhvlerësuar golin e Christensen dhe duke siguruar 6 pikë aq sa janë në dispozicion.


Argjentinë – Meksikë
Argjentina fiton ndeshjen e sotme 2 – 0 dhe heronjtë janë Messi dhe Fernandez duke u kthyer në kursin e luftës për kualifikim. Me fitoren e sotme Argjentina shkon në vendin dytë të Grupit C me tre pikë dhe pret Poloninë në ndeshjen e fundit të grupeve.



REZULTATET E DITËS SË SOTME:

- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026