Tek frigoriferët në Dvoran, 1 mijë ton më pak se kapaciteti i tyre
Këtë vit shënohet një ulje e sasisë së mollëve të ruajtura në kushte frigoriferike në zonën e Dvoranit, një ndër më potencialet për prodhimin e këtij fruti në Qarkun Korçë.
Burime pranë Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor bëjnë me dije se kapaciteti i frigoriferëve është për 3200 ton mollë për këtë vit, ndërsa grumbulluesit fermerë, vetëm për Dvoranin, kanë futur në ruajtje 2090 ton mollë. Ulja e sasisë së ruajtur në frigorifer ka ardhur nga cilësia më e dobët e prodhur e këtij fruti, kjo edhe si shkak i dëmtimit të tij nga breshëri.
Por me rëndësi, sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, NevjonTelha është edhe përzgjedhja e kultivarëve, që i përshtaten më mirë zonës, kanë kërkesë të lartë në treg si edhe janë më cilësorë e rezistentë në kohë ndaj janë në kohën e duhur që nëse planifikojnë ngritjen e pemtoreve të reja, të studiojnë mirë tregun.
Qarku i Korçës prodhon rreth 120 mijë ton mollë në vit, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.


- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026