11.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Në postimin e fundit të Rita Orës, vëmendjen e merr komenti i mamasë së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto-album mjaft sensual.

Por ajo që mori vëmendje ishte pikërisht mamaja e saj, Vera Ora, e cila la një koment tipik të një mamaje shqiptare.

Vera Ora i vuri në dukje Ritës se është ulur me këpucë në divan, teksa në komente shkruan: “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shoqëruar sigurisht me të qeshura.

Disa kohë më parë, mamaja e këngëtares, Vera Ora, ka dhënë një intervistë për “Euroneës Albania”, ku u ndal te karriera e së bijës.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”, filloi Vera.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, vijoi më tej.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x