12.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

EMRAT/ “Furtunë” në policinë e Beratit, përjashtohen 7 efektivë

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë së Beratit, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues.

“Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh. Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie. Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vendimi vjen pas zbulimit të serave me kanabis në Berat disa ditë më parë.

Punonjësit e policisë të përjashtuar me urdhër të Rrumbullakut

Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;

  1. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
  2. Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
  3. Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
  4. Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  5. Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  6. Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.
    Gjithashtu, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë u sekuestruan në një serë ku kultivohej kanabis në Berat.

Në prangat e policisë lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme kanë rënë: Hamdi Dyli, pronari i parcelës, Endriol Gjeka, Blerim Gjeka, Samuel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x