11.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Dosja e pronave në Gjirin e Lalzit, SPAK kërkon arrestimin e “Rrumit të Shijakut”, akuzat ndaj tij

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Shijakut.

Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Por kush është i forti i Shijakut?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë.

Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x