Adelina Tahiri ka folur mbrëmjen e sotme në “Dance Albania” për lidhjen e saj të shumëpërfolur për shkak të diferencës në moshë me partnerin.
Ajo tha se për lidhjen e tyre u përfol më shumë se për princin e Anglisë dhe Meghan Markle, për shkak të diferencës në moshë dhe rrethanave të tjera. Ndër të tjera këngëtarja e njohur ka treguar edhe si është njohur me partnerin e saj dhe sfidave që i janë dashur të kalojnë në fillimet e lidhjes së tyre.
“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.
Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”, është shprehur ajo.