Aktivistët pretendojnë për shkelje të normave të mbrojtjes së të dhënave nga Facebook.
Meta Platforms Inc. po përballet me kërkesat që të ndalojë mbledhjen e të dhënave personale për reklama bazuar në një proces gjyqësor të ri në Mbretërinë e Bashkuar që shkon në zemër të modelit të biznesit të Facebook.
Tanya O’Carroll, një aktiviste e teknologjisë dhe të drejtave të njeriut, ngriti padi në Gjykatën e Lartë të Londrës duke sfiduar “reklamat e mbikqyrjes” të Facebook, sipas firmës ligjore që e përfaqëson atë, AWO. Facebook shkel rregullat e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave duke përpunuar dhe profilizuar të dhënat e saj personale që më pas janë përshtatur për reklamat, argumentojnë ata.
Rasti që sulmon modelin e biznesit të Metës shton një sërë rreziqesh rregullatore dhe ligjore për Metën në Evropë, duke filluar nga flukset e të dhënave transatlantike deri te veprimet antitrust në Gjermani dhe MB.
Meta ka ndërtuar mjete për kontrollin e privatësisë dhe preferencat e reklamave, ku shpjegon se çfarë të dhënash kanë ndarë njerëzit dhe si mund të ushtrojnë kontroll mbi llojin e reklamave që shohin, tha Meta në një deklaratë të dërguar me email. “Ne e dimë se privatësia është e rëndësishme për përdoruesit tanë dhe ne e marrim këtë seriozisht”, tha zëdhënësi i Metës.
Meta ende nuk ka paraqitur dokumentet e saj të mbrojtjes për këtë çështje.
O’Carroll kundërshtoi “të vëzhgohej dhe të profilohej”, tha AWO. “Një fitore mund të krijojë një precedent për miliona përdorues të motorëve të kërkimit ose mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, të cilët janë detyruar të pranojnë mbikëqyrjen dhe profilizimin invaziv për të përdorur platformat dixhitale,” shtoi ai.
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026
- Pasi bombarduan Kryeministrinë me molotov, protestuesit i drejtohen sallës së Kuvendit - 20/02/2026
- Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë - 20/02/2026