15.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

VIDEO/ Dëbora në Nju-Jork arrin mbi 1.7 metra, moti i ftohtë shkakton disa viktima

Banorët e Nju Jorkut, në veri të SHBA-së janë goditur nga një stuhi e rrezikshme që ka marrë disa jetë njerëzish. Dëbora ka arritur gati dy metra në disa zona.

Zona metropolitane e Buffalo është veçanërisht e prekur, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, periferia e Orchard Park, ku klubi NFL Buffalo Bills luan lojërat e tij, është mbuluar me 196 centimetra borë që nga mëngjesi i të shtunës.

Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të dëborës në vitet e fundit në Nju Jork.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x