Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën.
“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.
Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.
🚨 Miremengjes!
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 20, 2022
⚠️ Koleget e emergjencave civile po rikuperojne demet nga stuhia e mbremshme! Per pak rikthejme gjithcka ne normalitet! Gjithsesi me kujdes ne rruge & falemnderit per bashkepunimin! 🌳
Per cdo nevoje 👉 ☎️ #112 🚒🚔 pic.twitter.com/niYn3hlVHK
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026