Era e fortë dhe reshjet e shumta gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë sjellë probleme të shumta në zonën e Dukatit të Vlorës.
Për pasojë janë rrëzuar disa pemë të mëdha, gjë që ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.
Forcat e zjarrfikëses kanë qenë në gatishmëri për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal.
Qyteti i Durrësit është përshirë nga reshje të shumta shiu në mëngjes. Tragetet e nisura nga Bari kanë mbërritur në kohën e duhur, por peshkarexhat dhe anijet e vogla janë të bllokuara në port si pasojë e motit të keq.
Ndërkohë raportohet për reshje shiu intensive edhe në Kukës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026