Kryeministri Rama shpalli nga Vlora faktin se Azerbajxhani do ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri, apo se dhe Shpiragu pritet të jetë një lloj “Saudie” për ekonominë shqiptare.
“Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prap për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne”, tha i pari i qeverisjes.
Rama shpreson që Shqipëria të ketë kthesën e Norvegjisë në fat, siç ndodhi me këtë vend nordik në vitet ’60-’70, ku nga një vend peshkatarësh të lodhur, me shumë emigrim madje, u shndërrua në pak vite në një vend me lumturi ekonomike falë një burimeve të naftës, por mbi të gjitha industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, ideuar dhe realizuar nga një inxhinier irakian.