Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë në Shkodër, pasi tentuan që të trafikojnë lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.
Ato u arrestuan në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga policia.
Konkretisht është arrestuar: Robinson Malajn, 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malajn, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026