Fluks vizitash në pediatrinë e Korçës. Gjatë 24 orëve të fundit në urgjencën pediatrike ka pasur më shumë se 100 vizita, ndërkohë që mjekët e këtij shërbimi bëjnë me dije se dy javët e fundit ka pasur çdo ditë nga 60 deri në 70 vizita.
Fluksi i shtuar i vizitave ditore për mjeken Lindita Xega, ka ardhur për shkak të luhatjeve të temperaturave dhe virozave të stinës që janë në qarkullim.

Sipas mjekes numri i vizitave në ditët në vijim, pritet të jetë më i lartë, kjo edhe për faktin sepse prindërit shpesh herë shmangin mjekun e familjes. Gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe raste ku është kërkuar mjekim më i specializuar, ndërkohë që ka pasur edhe shtrime ditore.
Fluks të shtuar vizitash në harkun kohor të 24 orëve, ka pasur edhe në spitalet e tjera bashkiake të juglindjes së vendit në Pogradec, Kolonjë e Devoll.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026