Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në Bruksel me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.
Spiropali duke e cilësuar “një mike e vendit tone” shprehet se ka biseduar me eurodeputeten situantën politike, progresin në procesin e integrimit në BE.
“Në fokus të bisedës ishte situata politike në vend, progresi i bërë lidhur me reformat transformuese që kemi ndërmarrë, ecuria e negociatave për çdo kapitull, një moment historik për Shqipërinë & shqiptarët.
Në vijim vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Evropian që vijon të mbështesë në mënyrë të pandërprerë perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe e sigurova se ne si Qeveri do punojmë fort për përmbushjen e sfidave deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shprehet Spiropali.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026