Analisti Kreshnik Spahiu shtoi pyetjen nëse Shqipëria do të jetë vetëm objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani, apo mund të kalohet në sulme terroriste.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se i trembet faktit se në të ardhmen, mund të ketë atentate në vend dhe shtoi se qeveria shqiptare duhet të bëjë transperancë dhe të informojë qytetarët për një rrezik të mundshëm.
“Nëse do të kalojë përtej kufijve të Ukrainës, lufta e filluar nga Rusia, ndonëse jam pak skeptik nëse realisht ky sulm ndaj Shqipërisë, ka lidhje me luftën në Ukrainë apo jo. Vërtet që ne jemi bërë ojektiv, por çështja është, a do të ndalen sulmet ndaj Shqipërisë vetëm në kuadrin e një terrorizmi kibernetik?
Unë i trembem atentateve të mundshme njerëzore që mund të kemi viktima në të ardhmen. Shoqëria shqiptare duhet të jetë e përgatitur dhe minimalisht, qeveria duhet të jetë transparente dhe të thotë, është sot populli shqiptar dhe territori i kërcënuar nga një sulm terrorist? Duhet të dalin e të na e thonë”, theksoi ai.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026