17.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Spitali i ri infektiv, Rama: Një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të mërkurë foto nga spitali i ri i sëmundjeve infektive në QSUT. Kreu i qeverisë thotë se ky spital është një tjetër pjesë e infrastrukturës shëndetësore që i vihet në dispozicion të publikut.

“Dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që sot i vihet në dispozicion publikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë ditën e sotme është parashikuar që kryeministri Rama të vijojë me takimet e tij paraelektorale. Ai pritet të jetë në qytetin e Beratit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x