Një nga emrat e njohur brenda PD, Fatbardh Kadilli ish anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se opozita nuk po u jep përgjigje qytetarëve për të qenë alternativë në pushtet. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli tha se nëse duhet të bëhet politike duhet që të qytetarëve tu jepen propozime. Për Kadillin, opozita duhet një propozim konkret për qytetarët, e sipas tij Berisha, Meta dhe Basha nuk janë oferta e ndryshimit.
‘Nuk ka nevojë të dalim në protestë për të treguar se jemi kundër kësaj politike. Është një PD e ndarë në dy fraksione të mëdha. Nëse nuk gjendet një përgjigje opozitare, që opozita të krijoj një lidership të ri. Një parti që është më e madhe se kryetari. I vetmi propozim që ne kemi është Basha apo Berisha ky nuk është propozim për qytetarët. Besoj se opozita dhe jam i bindur se protesta e të shtunë s’ka qenë moment kthese në vlerësimin tim për të kuptuar që ra miti. Që dikush është më i fortë se tjetri. Berisha nuk mund të jetë me i fortë. Nëse Berisha ka pasur një çelës sukses si të vijmë në pushtet pse na masakroi dhe na la 8 vite në opozita. Ne duam një derë të re të opozitës. Kur gjithë pakënaqësia të gjithë e dimë se është konsumuar ky pushtet. Pakënaqësia kthehet në energji ndryshimi kur përballë është oferta e ndryshimit që nuk besoj se është as Meta as Berisha, as Basha.’- tha Kadilli