Pamjet e arrestimit të gruas e cila konsiderohet si e dyshuara kryesore për shpërthimin e bombës në Stamboll , në pedonalen Istiklal, mesditën e së dielës (13:11) janë publikuar nga autoritetet turke.
Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë.
Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të gruas duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit vdekjeprurës që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.
Arrestimi i “personit” që dyshohet se la bombën në Stamboll u njoftua herët sot, të hënën (14/11) nga ministri i brendshëm turk Suleiman Soylu, duke fajësuar PKK -në, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin e djeshëm të dielën ( 13/13). 11) në qendër të Stambollit , që rezultoi me vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026