Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në Stamboll, ku 6 persona humbën jetën , ndërsa 53 të tjerë mbetën të plagosur.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
