Në përfundim të aplikimeve për në universitete rreth 22 mijë maturantë janë regjistruar për të ndjekur vitin akademik 2022-2023.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se kërkesat e tyre janë në përputhje me tregun e punës. Në krye të degëve të preferuara qëndrojnë inxhinieria, mjekësia dhe ekonomiku.
“Po ato prirje që ka pasur vjet që kanë qenë si Teknologjia e Informacionit, degët e mjekësisë, shëndetit në përgjithësi dhe inxhinieritë, ajo e ndërtimit, arkitektura që patën një ecuri shumë të mirë këtë vot. Domethënë është ndjekur pak a shumë tregu i kërkesës nga tregu i punës. Teknologjia e informacionit është më e përhapur si degë në rang kombëtar se kanë të drejtë ta ofrojnë si universitetet publike dhe ato jopublike”, shprehet ai.
Drejtori Xhelaj tregon se kërkesat e maturantëve për programet prioritare nuk janë rritur, edhe pse qeveria premtoi bursë sa paga minimale dhe heqje të tarifës studentore.
“Ka qenë pothuajse e njëjta histori siç ka qenë te bujqësia dhe degët e mësuesisë, po duhet pasur parasysh se degët e mësuesisë janë programe të rregulluara se edhe numri i ofertës për punë është i kufizuar brenda një limiti të caktuar dhe prandaj ky është dhe ai efekti që jo të gjithë tërhiqen drejt këtyre degëve. Në thonjëza themi se ka vuajtur mësuesia në degët rajonale me ato kombinimet e dy programeve të ndryshme”, tha Xhelaj,
Nga 30 mijë kuota në total, 8 mijë janë djegur pasi kanë mbetur të paplotësuara.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026