Shqiptarët kanë mbështjellë më flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill kanë protestuar ditën e djeshme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.

Mijëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westmisterit duke i kërkuar qeverisë respektimin e te drejtave tyre dhe duke thënë se jo të gjithë janë kriminelë.
Shqiptarët marshuan në Urën Westminstër, në Londër duke mbajtur në duar flamurin dhe pankarta.

Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur: “Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.
Ndërsa Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.

Ajo sugjeroi se vetëm konservatorët ishin ‘seriozë për ndalimin e pushtimit në bregdetin tonë jugor’. Shqiptarët përbëjnë 12 mijë nga rekord 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit. Këtë javë u zbulua se Home Office deportoi 350 persona në tetor, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026