Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë. Ai është i shoqëruar nga 2 deputetët, nënkryetarët e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se pjesëmarrja në këtë protestë është shumë e lartë. “Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut”, tha Noka.