Pak minuta para protestës së opozitës të thirrur sot në Bulevard, forcat e policisë janë mbledhur te Kryeministria. Disa furgonë dhe një autobot uji si dhe efektivë të shumtë me skafandra e mbrojtëse.
Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.


Berisha pritet të dalë për pak minuta nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve. Nga ana tjetër dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të bashkohet me qytetarët.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)