Kina dënoi një plan të Shtëpisë së Bardhë për të informuar Tajvanin mbi rezultatet e një takimit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Samitin e G20-ës në Indonezi, mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij, Xi Jinping.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan njoftoi planin për të informuar Tajvanin rreth bisedimeve të enjten, duke u thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synonin ta bënin Tajvanin të ndihej i sigurt dhe rehat për mbështetjen e Uashingtonit, shkruan Reuters.
Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian theksoii se çdo informim i tillë nga Shtetet e Bashkuara për Tajvanin, do të shkelte një premtim të SHBA-së për të mbajtur vetëm kontakte jozyrtare me ishullin.
“Është natyrë skandaloze. Kina e kundërshton me vendosmëri,” tha Zhao në një konferencë pak pasi ministria njoftoi se Xi do të takohej me Biden.
Biden dhe Xi u takuan për herë të fundit personalisht kur 79-vjeçari ishte nënpresident gjatë administratës së Obamës.
- Bordi i Paqes, “ Strategjia e Trump, biznesi”/ Leka: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri - 22/02/2026
- Dorëzohet Milani pas 24 javësh, Parma i bën surprizën e hidhur kuqezinjëve duke i mundur në “San Siro” - 22/02/2026
- Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë - 22/02/2026