12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Kryebashkiaku i Divjakës mbërrin me 4 plagë te Trauma, shoferi i tij në gjendje të rëndë

Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës  ka mbërritur në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi mbeti i plagosur me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetari ka 4 plagë në shpinë dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërsa shoferi ka marrë 2 plagë në bark, pasi i ka prekur mushkërinë dhe organet e brendshme.

Gazmend Bullari është në reanimacion dhe nuk do të lëvizet deri sa gjendja e tij të stabilizohet pasi është në gjendje më të rëndë se kryetari.

Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti me Xhelilin, një ish-punonjës i bashkisë.

Mësohet se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.]

Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa forca të shumta policie janë në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x