“Nga Bach në Bartok” ka qënë koncerti orkestral klasik i mbajtur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në përmbyllje të javës së kulturës hungareze në Shqipëri, kushtuar e gjitha kulturës, artit hungrez dhe jo vetëm. Në këtë mbrëmje ekskluzive muzikore ka interpretuar orkestra e harqeve të Budapestit “Metrum Ensemble” drejtuar nga dirigjenti dhe klarinetisti i famshëm hungarez Lajos Rozman dhe soliste në piano Almira Emini.
Almira Emiri, drejtore e festivalit dhe pianiste shqiptare, që ka punuar dhe jetuar mbi 20 vite në Hungari, e cilëson eventin si një mundësi të artë për të sjellë sa më pranë dy vendet.
Për dirigjentin Lajos Rozman, koncerti është një mundësi e mirë për të ndarë muzikën hungareze me publikun shqiptar, pasi sipas tij ka shumë ngjashmëri mes dy vendeve.
Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri, një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe e Bashkisë Tiranë, ka sjellë një program të pasur artistik dhe kulturor, duke kulmuar me natën “Grand Gala” në Korçë.







