9.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Bienalja e parë ndërkombëtare e grafikës në Tiranë-realitet!

Nga Pandi Guri Madhi

“Disa vite më parë e dëgjova fjalën “Bienale ndërkombëtare të grafikës nga dr.Abaz Hado.

Duke marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare të grafikës ai e njihte rëndësinë që ka organizimi i aktiviteteve të tilla.

E dëgjoja mikun tim dhe përpiqesha të imagjinoj se si mund të ishte një biennale e grafikës. Por e kisha shumë të vështirë.

Pak më shumë se një vit më parë, u shënua hapja e galerisë së Aritt Tiranë, apo GAT, sic kemi filluar ta quajmë më shkurt.

Bashkia e Tiranës veproi në mënyrë të shpejtë. Pas disa muajsh projekti GAT mori formë.

Zyrat e mëparshme të Prefekturës së Tiranës, te rruga e Kavajës, ngjitur me Kishën Katolike, u transformuan në 3 salla simpatike ekspozimi që shërbyen dhe shërbejnë si mikpritëse të ekspozitave artistike.

Hapja e GAT erdhi në një moment të zymtë për artistët figurativë shqiptare, pra erdhi si një shpresë, pavarësisht ndonjë skepticizmi të javëve të para nga ndonjë artist apo dashamirës arti.

 Kjo sepse, Galeria Kombëtare e Arteve pavarësisht mbylljes hermetike 4-5 vitet e fundit për artistët shqiptarë (kur ishte në funksionim), e ndërpreu aktivitetin për shkak të rikonstruksionit të përgjithshëm.

Efekti domino bëri që të mbyllej dhe salla anësore e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar, pasi strehoi dhe strehonin inventarin e veprave të artit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

GAT u shndërrua shpejt në një derë të hapur, të sinqertë për artistët figurativë.

Kjo për shkak të dimensionit organizativ të drejtorit Abaz Hodo.

 Hado kishte dhënë shembuj të mirë të mbështetjes së inisiativave krijuese kur drejtoi disa vite Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ajo që pritej, ajo po ndodh. Në më pak se një vit të funksionimit të GAT, janë hapur mbi 40 ekspozita si dhe shumë aktivitete të tjera që lidhen me pasurimin e jetës artistike të kryeqytetit.

Dhe idesë së organizimit të një Bienaleje Ndërkombëtare në Tiranë po i vjen dita.

Duke qenë një ndjekës i aktiviteteve të hapura në GAT, kam patur mundësinë të bisedoj me punonjës të saj dhe të mësoj rreth përpjekjeve, veprimeve, organizimit të Bienales.

25 tetori i vitit 2022 shënoi hapjen e Bienales së parë ndërkombëtare të grafikës e organizuar në Tiranë dhe Shqipëri me mbi 500 vepra grafike të ekspozuara dhe që përfaqësojnë  artistë nga më shumë se 50 shtete nga të gjitha kontinentet.

Dhe kjo u bë e mundur brenda një kohe kaq të shkurtër disa mujore.

Ceremonia e hapjes ishte mbresëlënëse në praninë e qindra artistëve dhe artdashësve (mes tyre me dhjetëra artistë të huaj pjesëmarrës të Bienales).

Banda e qytetit përshëndeti me tingujt muzikorë.

Një ambient mikëpritës dhe i ngrohtë. Bashkë me miq artistë dhe artdashës e vizituam Bienalen e parë të Grafikës, nga kati i parë deri në katin e katërt.

U riktheva në GAT së bashku me një mikun tim që donte ta vizitonte Bienalen.

Në gjithë sallat dhe ambientet nga kati i parë deri në të katërtën, janë të vendosur emrat e artistëve pjesëmarrës të ekspozuar në to.

Kornizimet, paspartimet janë të cilësisë së duhur për aktivitete të këtij llloji.

Mënyra e ekspozimit duke shfrytëzuar më së miri sipërfaqet ekspozuese.

Një shembull me pozitivitet për mua që kam parë qindra ekspozita arti, në disa dhjetëra prej të cilave duke qenë pjesë e organizimit dhe kurimit të tyre,

Miku im, E.L pasi pushuam pak në sallën e bukur të katit të katërt të mbushur me grafika të shumë artistëve të talentuar, mu drejtua:

-Nuk e mendova se do të ishte një organizim i tillë kaq serioz dhe vërtet shumë i bukur.

E mendova dicka të vogël por kjo ishte shumë surprizuese.

Kjo që tha miku im, është e vërtetë.

 Vendi ynë, Shqipëria e vogël ka nevojë të shfaqet dhe fuqi të tillë organizuese të aktiviteteve me cilësi artistike ndërkombëtare, edhe kjo u arrit nga GAT, në përbërje dhe financimi I bashkisë së Tiranës.

U arrit nga përkushtimi, serioziteti i punonjësve të GAT, me në krye ideatorin Abaz Hado.

U hap një kapitull i ri, një standard që quhet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në Tiranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x