10.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Inceneratorët/ Kryemadhi makinë llogaritëse: Në 25 milionë dollarë që ka marrë Klodian Zoto, 19 mln dollarë janë grabitur

Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi ka vijuar denoncimet e saj për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj janë 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal. Pra përpos 24 kompanive të denoncuara më herët nga deputetja, aso kohe kryetarja e LSI-së, tashmë ka edhe 19 të tjera të sponsorizuara nga Klodian Zoto. E ky i fundit sipas Kryemadhit është paguaj me 25 milionë dollarë.

‘Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto vlera totale e gjitha e grabitur është gati 19 mln dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre.

Një nga problemet më të mëdha të kësaj inceneratori zgjat 30 vite, pra deri në 2047. Qytetarët do duhen ti paguajnë edhe për 30 vite nga 10 mln dollarë në vit.

Mënyra sesi Rama artikulonte dje ishte presion ndaj prokurorisë. Inceneratori i Tiranës ka paguar për

udhëtime rreth 800 mijë dollarë. Këto janë pagesa të cilat prokuroria i ka shumë të thjeshta për t’i verifikuar por nuk e bën.

Prokuroria ka lejuar që në xhepat e shqiptarëve t’u vidhet 15 mln dollarë.’- tha Kryemadhi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x