7.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Xhaferaj sfidon Berishën, mbledh demokratët e Durrësit: “Rithemelimi”, me metoda të vjetra

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur strukturat e PD-së së Durrësit për të diskutuar në lidhje me dështimin e negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët të kësaj partie në zgjedhjet lokale të majit.

Xhaferaj tha përballë demokratëve se ishin mbledhur për të dhënë disa të vërteta, ku njëra prej të cilave sipas tij ishte se PD e ndarë nuk i shërbente askujt, por edhe një PD që nuk mund dot Ramën, po ashtu nuk i shërben kujt.

Xhaferaj tha se është e dukshme tashmë që Berisha arrin të mobilizojë shumicën e anëtarëve të PD-së, por ka dështuar një mobilizimin e të gjithë demokratëve. E nëse ndodh kjo, thotë Xhaferaj, si do të mundet që Rithemelimi të mobilizojë të gjithë elektoratin e pavendosur për të risjellë PD-në në pushtet?

“Foltores i thonë Rithemelim, por rithemelimi s’mund të ketë themele të forta nëqoftëse bazohet në metoda të vjetra. Metodat e vjetra i kemi parë prezente në çdo pseudo-garë të bërë brenda PD-së rithemeluar. Kujtoj garën më të fundit për kreun e Forumit Rinor të PD-së. Metodat e vjetra i kemi ndjerë të gjithë kur propaganda e Foltores baltos çdokënd që demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishën, je bashkëpunëtor i Ramës.

Kjo menyre e të folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor të fshehë të vërtetat me metoda të vjetra. Sot, po je kundra Berishës, atehere sipas këtyre je me Ramen. Por, nëse nesër bie dakord me Berishen atëhere papritur nuk je më me Ramën. Kjo politikë e pështirë baltosje duhet të marrë fund. Në të kundërt, kuptojme që vetë Foltorja nuk është aty për të fituar zgjedhje në të mirë të çdo demokrati dhe shqiptari, por për të krijuar zhurmë në mbrojtje të interesave personale“, tha Xhaferaj duke shtuar se demokratët e Durrësit do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, pasi sipas tij, ata nuk ndahen me Berishën në idenë e nevojës për të rrëzuar regjimin, por te strategjia dhe lidershipi që duhet për të fituar kundër Ramës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x