Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se do të rriten penalitetet për biznesin e madh.
Sipas ti biznesi i madh nuk duhet të përdorë biznesin e vogël për të bërë evazion, pasi nëse kapet do të goditet.
“Do i rrisim shumë penalitetet për biznesin e madh. Jemi në anën e biznesit të vogël. Ne nuk e konsiderojmë biznesin e madh as oligarkë as hajdutë si ju. Ju bëni kriminelë dhe një nga personalitetet e ekonomisë globale, njeriun që ka ndërtuar gjysmën e madh.
Ama këta nuk duhet të përdorin biznesin e vogël për të shitur pa fatura dhe të mos bëjnë evazion. Aty ku do të kapen do të goditen”- u shpreh kreu i qeverisë,
Rama ka sulmuar dhe Prokurorinë e Tiranës, duke thënë se ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin dhe për të mbyllur kallëzimet që Drejtoria e Tatimeve i ka depozituar.
Kreu i qeverisë akuzoi se Prokuroria denoncimet e PS ua ka dhënë opozitës.
“Na ka ngelur sharra në gozhdë me Prokurorinë e famshme të Tiranës që ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin duke mbyllur çështjet që Drejtoritë tona i çojnë për ndjekje penale.
Denoncimet tona ua janë dhënë Partisë së lekut e cila fillojë të bëjë gjithë ato që bëri duke u hedhur hi dhe baltë shqiptarëve”- tha Rama.
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026