9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Rama: Partia e Lirisë dhe PD janë në thesin e rublave ruse

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jam i bindur që përveç provës kokëfortë që Partia Demokratike është në thesin e rublave ruse, mendoj që të dy ata bashkë, edhe me atë partinë e lekut (PL) janë në thesin e rublave”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me qytetarët e Kamzës, Kryeministri Rama tha se “ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuara tek imagjinata, se ne kemi provën që Partia Demokratike është paguar gjysmë milion dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë, kemi provën që çadra, e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse”.

“Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë, për ta bërë Shqipërinë më demokratike, më të fortë, më të besueshme me partnerët dhe aletatët tanë strategjikë? Jo! Komplet për të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë strategjikë. Dhe pse pikërisht PD-në? Kur doli në fillim thoshin ‘e sajoi Rama me Sorosin, është një intrigë’. Por tani doli e shkruar në raportin e CIA-s, PD e financuar nga paratë ruse”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “menjëherë mendja të shkon që këta e kanë lidhjen të hershme, se nuk shkon tek tjetri t’i japësh lekët hidhu pa e njohur, diku e ke njohur, e ke vënë në provë. Unë mendoj se prova ka qenë aty, por ne nuk kemi dashur ta shohim, nuk kemi dashur të besojmë kurrë që PD nuk i ka bashkuar votat me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër UÇK, për rastësi. Si ka mundësi, një parti shqiptare që ishte në qeveri të bashkohet me partinë e Putinit për të votuar një rezolutë që ngre akuzën më monstruoze të imagjinueshme dhe më të rreme të imagjinueshme kundër UÇK, si një organizatë kriminale që shkulte organe njerëzore nga viktimat dhe i shiste në Europë dhe e bënte këtë në Shqipëri. Ne ishim në Këshillin e Europës, nuk e votuam, ishte edhe Shpëtim Idrizi që ishte shkëputur nga partia jonë e kishte krijuar partinë e vet, nuk e votoi, e votoi PD-ja”.

“Nuk ka mundësi që shpallja ‘non grata’ e një njeriu që ka qenë president i Republikës për 5 vjet, kryeministër për 8 vjet, me të cilin SHBA ka bashkëpunuar ngushtë, të mos jetë i lidhur me rublat. Nuk ka mundësi. Ju kujtohet kur vetë ‘non grata’ tha “më erdhi Donald Lu e më vuri para dosjen e parave ruse, ia refuzova kategorikisht”? Tani thotë “nuk e dija unë, e ka bërë brava”, po brava e shkretë pa çelësin s’ka çfarë bën fare. Dhe do t’i mbyllë derën Shqipërisë e t’i vërë flakën, se për t’i vënë flakën ka dhënë prova për atë punë”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x