9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Nga grupi i Berishës apo Alibeajt: Kush do të ulet në Kuvendin e Shqipërisë pas dorëzimit të mandatit të Alfred Rushajt?

Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka dorëzuar mandatin e deputetin, akt të cilin do ta bëjë nesër zyrtar në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj, ka mësuar se arsyeja e dorëheqjes së Rushajt vjen për motive personale.

Ndërkohë pritet që në vend të tij në Kuvendin e Shqipërisë të hyjë Petrit Doda.

Petrit Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet.

Petrit Doda në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 5987 vota.

Mbetet mister, nese Doda eshte perkrahes i Berishes apo i Alibeajt dhe sa levizin balancat ne grupin parlamnentar te dy PD-ve

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x