6.5 C
Tirana
22 / 02 / 2026

Dëmtimi i infrastrukturës së energjisë, banorët e Kievit paralajmërohen të përgatiten për më të keqen

Banorët e Kievit janë paralajmëruar të përgatiten për më të keqen, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës energjitike.

Sipas mediave të huaja nëse në kryeqytetin ukrainas vijojnë sulmet ruse në infrastrukturë, dimri nuk do të jetë i vështirë.

Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, u ka kërkuar njerëzve në qytet që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata mbetet e vështirë.

“Mbylljet stabilizuese ndodhin për shkak të mbingarkesës së nyjës qendrore të sistemit elektroenergjetik të vendit. U bëj thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit: kurseni sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata mbetet e vështirë!”, tha ai.

Të premten, 450,000 njerëz në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike, situatë e cila është pasuar me mungesë të ngrohjes dhe ujit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x