Socialistët kanë nisur të mbërrijnë në Akademinë e Arteve ku do të mbahet Asambleja e PS Tiranë. Në mbledhje do të jenë edhe ministrat e deputetët.
Toni Gogu, Niko Peleshi, Ervin Demo, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu e Belinda Balluku tashmë kanë mbërritur.
Kujtojmë se të premten, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë.
Në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapur për organizimin elektoral të socialistëve. Prioritetet e PS-së mbeten intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.
Në fokus të diskutimit ka qenë edhe Prania Besnike. Gjatë takimit, Rama ka kërkuar mobilizimin e strukturave socialiste, duke theksuar rëndësinë e vijimit të takimeve me qytetarët. Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve të PS-së që të mos e humbin vëmendjen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.
Të shtunën e kaluar, më 14 nëntor, kreu i PS mblodhi Asamblenë e Përgjithshme në Gjirin e Lalzit, ku socialistët diskutuan organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore, me vëmendje të veçantë te Tirana.
- “Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë”, Rama: Qytetarët po paguajnë haraçin, do të rikuperojmë kohën e humbur - 21/11/2026
- Asambleja e PS Tiranë, të pranishëm edhe ministrat e deputetët! - 21/11/2026
- Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme - 21/11/2026