Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.
Forumi do të mbledhë përfaqësues dhe aktorë të rëndësishëm për të diskutuar mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti, si dhe perspektivën e një Evrope më të zgjeruar dhe më rezistente.
Gjatë aktivitetit, kryeministri Rama do t’i drejtohet panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”, ku në fokus do të jenë reformat e nevojshme, investimet dhe zhvillimi ekonomik në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
- “Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE! - 16/11/2026
- Liga e Kombeve/ Anglia “shkurorëzon” Spanjën, “La Roja” bie pas 43 ndeshjesh! Italia e bën dramë, Franca merr vendin e parë - 16/11/2026
- “Europë më e fortë”- Rama drejt Brukselit, do marrë pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE! Takime me Costa dhe Metsola për anëtarësimin e Shqipërisë - 16/11/2026