Tensione dhe përplasje fizike janë shënuar në nisje të protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve iu bashkuan më pas edhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Një qytetar është përplasur fillimisht me protestuesit, të cilët e akuzuan se ishte “i infiltruar” nga qeveria për të provokuar dhe prishur tubimin. Debati agravoi deri në përplasje fizike, ndërsa qytetarit iu kërkua të largohej nga protesta.
Pamjet e incidentit dhe përplasja janë raportuar edhe nga media të tjera, por akuza se ai ishte dërguar nga qeveria mbetet pretendim i protestuesve dhe nuk rezulton e provuar.
Situata u tensionua sërish pasi në protestë mbërritën edhe mbështetës të Partisë Demokratike. Qytetari dëgjohet duke bërë thirrje kundër kreut të PD-së, mes tyre “Berisha n’burg”, ndërsa më pas përplaset edhe me militantë demokratë.
Thirrjet kundër Sali Berishës kanë qenë pjesë e protestës së sotme, ku janë dëgjuar sloganet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Arresto Berishën”. Media të ndryshme kanë raportuar gjithashtu për përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të PD-së para Ministrisë së Arsimit.
Sipas Report TV, gjatë këtyre tensioneve një protestues është sulmuar fizikisht nga militantë të PD-së.
Protesta e studentëve dhe ajo e Partisë Demokratike nisën veçmas gjatë ditës, ndërsa mbështetësit demokratë marshuan më pas drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin studentët.
- “Akt i pastër vetëgjyqësie”/ Divorci me Ogren Ballukun, Neda Karafili dhe avokatja e saj reagojnë për ‘Goca & Gra’: Nuk mund të më ndajë njeri nga fëmijët e mi - 07/11/2026
- Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO) - 07/11/2026
- VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe - 07/11/2026