Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi këtë të premte nga Varshava se Ukraina duhet të integrohet plotësisht në arkitekturën evropiane të sigurisë.
Gjithashtu shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtë të ndalojë çështjet e sigurisë evropiane, raporton Reuters.
Deklarata u bë më 6 nëntor 2026, gjatë një takimi në Varshavë me Ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe Ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
“Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. NATO dhe Bashkimi Evropian kanë rolet e tyre përkatëse. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet në këtë arkitekturë”, tha Kallas.
Ajo theksoi se BE-ja duhet të luajë një rol qendror në arritjen e çdo marrëveshjeje paqeje dhe kërkoi ndalimin e akteve të sabotimit rus kundër Evropës.
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtë të bllokojë çështjet e sigurisë evropiane”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane.
Gjithashtu Kallas ka publikuar në platformën X një deklaratë të saj.
Takimi në Varshavë vjen në një moment vendimtar për sigurinë e kontinentit, ndërsa diskutimet për të ardhmen e Ukrainës dhe rolin e saj në strukturat euro-atlantike janë në qendër të agjendës së BE-së.
- “Ukraina duhet të jetë pjesë e arkitekturës së sigurisë europiane”, shefja e politikës së jashtme të BE-së me mesazh të prerë: Putin s’ka të drejtë ta ndalojë - 06/11/2026
- VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë - 06/11/2026
- Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin - 06/11/2026