13.9 C
Tirana
06 / 11 / 2026

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

Pas disa ankesave se pacientët nuk po merrnin kujdesin e duhur, Carlinhos da Pedreira, kryetari i bashkisë së Barreiros në Brazil, hyri papritur në Spitalin Bashkiak “Jailton Messias de Albuquerque” natën e 4 nëntorit.

Gjatë inspektimit, ai gjeti repartin e urgjencës plot, por vetëm një nga tre mjekët që ishin në shërbim po merrej me pacientët.

Më pas, kryetari i bashkisë urdhëroi hapjen e një dhome pushimi që ishte e mbyllur me çelës. Brenda saj gjeti një mjek dhe një mjeke. I zemëruar, ai i akuzoi ata se po shkëmbenin intimitete gjatë orarit të punës, duke u thënë: “Kjo që po bëni është e papranueshme. Reparti i urgjencës është plot, ndërsa ju jeni duke fjetur dhe duke u marrë me romanca këtu.”

Momenti u filmua dhe kryetari i bashkisë kërkoi largimin e mjekëve, si dhe thirrjen e policisë.

Pas këtij incidenti, Bashkia e Barreiros ndërpreu kontratën me “Associação Beneficente João Paulo II”, organizatën që menaxhonte spitalin, dhe njoftoi se do ta marrë vetë drejtpërdrejt menaxhimin e tij, derisa të përfundojë një tender i ri.

Këshilli Rajonal Mjekësor i Pernambucos e ka dënuar poshtërimin publik të mjekëve, duke theksuar se çdo hetim disiplinor duhet të zhvillohet përmes rrugëve ligjore dhe të respektojë të drejtën e tyre për t’u mbrojtur.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x